Lajme

Drejtori i ri i Policisë takohet me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit Besim Kelmendi

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 10 March 2023

Drejtori i ri i Policisë Gazmend Hoxha, i cili postin e mori para dy ditëve, ka filluar një seri takimesh.

Kësaj here Hoxha u takua me ushtruesin e detyres së kryeprokurorit të shtetit Besim Kelmendi.

-Advertisement-

Njoftimi i Policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend HOXHA, realizoi takimin e radhës me z. Besim KELMENDI ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë, 10 mars 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Gazmend Hoxha, në vazhdën e takimeve zyrtare, ka realizuar takimin e radhës me z. Besim Kelmendi ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Drejtori Hoxha, falënderoi z. Kelmendi për vizitën dhe bashkëpunimin ndër institucional, përderisa, kurse ky i fundi i uroi z. Hoxha zgjedhjen në postin e ri të Drejtorit të Përgjithshëm i PK-së.

Takimi rezultoi me zotimin e avancimit të më tejmë të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, përkatësisht të sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera