Lajme

Drejtori i AKI-së thirret urgjentisht në mbledhje për çështjen e Dick Martyt

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 13 April 2022

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka njoftuar se e ka thirrur në një mbledhje urgjente kreun e institucionit më të lartë të sigurisë në vend, Petrit Ajetin.

Musliu tha para gazetarëve se mbledhjen e paraparë të mbahet në orën 09:00, e ka bojkotuar Lëvizja Vetëvendosje.

“Edhe me bojkotin, unë shfrytëzova rastin të informohem nga drejtori i AKI-së”, tha Musliu, duke treguar se planet për vrasjen e ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty ishin çështja e cila u diskutua.

-Advertisement-

Kosova duhet të bashkëpunoje me Bashkimin Europian lidhur me këtë rast, tha Musliu, e cila beson se Mary mund të ketë i “nxitur” apo i “detyruar” që t’i hetojë “pretendimet e fabrikuara nga shërbimi sekret serb dhe ai rus për trafikimin e organeve”.

Musliu tha se institucionet duhet të informohet se cilat shërbime sekrete i kanë dhënë Martyt dëshmi dhe prova, që bën që më pas të ngritet Gjykata Speciale.

“Vetë fakti që nuk kemi asnjë prononcim apo deklaratë zyrtare, qoftë nga mbledhja e AKI-së është për t’u shqetësuar”, tha Musliu.

Ajo tha se “institucionet nuk janë në krye të detyrës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera