Drejtori Ekzekutiv i Konstituencës së Bankës Botërore vlerëson lartë situatën ekonomike në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
09:12 | 07 Qershor 2018
Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Konstituencës së Bankës Botërore, ku bënë pjesë edhe Kosova, Franciscus Godst.
Ministri Hamza e njoftoi Godst për gjendjen ekonomike në vend, zhvillimet e fundit në sektorin e financave dhe bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare, me theks të veçantë me Bankën Botërore. Me këtë rast ai falënderoi Bankën Botërore për bashkëpunimin e frytshëm gjatë kësaj kohe duke shprehur gatishmërinë që ky nivel I bashkëpunimit të vazhdoj edhe më tutje dhe duke u intensifikuar më tej.
Ministri Hamza në veçanti e falënderoi personalisht z. Godst, pasi që duke qenë drejtor ekzekutiv në Konstituencën ku bënë pjesë Kosova, ka përfaqësuar me korrektësi Kosovën në forumet ekzekutive të Bankës Botërore.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Konstituencës së Bankës Botërore Franciscus Godst, vlerësoi lartë situatën ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal në Kosovë, si dhe në veçanti angazhimin e Ministrit Hamza në këtë drejtim.
Godst shprehu bindjen se trendi pozitiv i rritjes ekonomike në Kosovë, por edhe treguesit makrofiskal, do të vazhdojnë të jenë në nivele të kënaqshme, në mënyrë që Kosova të vazhdojë në rrugën e progresit ekonomik dhe shoqëror. Ai gjithashtu falënderoi Ministrin Hamza për bashkëpunim korrekt me Bankën Botërore në projektet e deritashme, duke ofruar gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e Kosovës edhe në periudhën e ardhshme.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...


































