Lajme

Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore për Kosovë, viziton Viva Fresh Store

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 29 August 2022

Kompania, Viva Fresh Store, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë, Hayrettin Demircan, shkruan Gazeta inFokus.

Viva Fresh Store përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se drejtori i kompanisë , Korab Hoxha, ka njoftuar Demicanin për projektet strategjike dhe zhvillimore të kompanisë.

“Pas takimit, së bashku me menaxhmentin, vizituan edhe hapësirat e Qendrës së Logjistikës për të parë më nga afër teknologjinë e fundit të sistemeve më inovative dhe efikase të menaxhimit Smart”, ka bërë të ditur kompania./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera