Lajme

Drejtoresha e re e arsimit në Gjilan assesi të rehatohet, e ndryshon disa herë biografinë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 19 September 2022

Përveç një mal gabimesh drejtshkrimore, drejtoresha e re e Arsimit në Gjilan, Albana Demirit, edhe biografia i është përmirësuar disa herë, fillimisht u tha se studimet bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, por pas dy ditësh Drejtoria Komunale e Arsimit Gjilan e ka përmirësuar duke e shkruar se studimet bachelor Demiri i ka përfunduar në kolegjin “Fama”, shkruan Gazeta Metro.

Disa ditë pasi e shkarkoi drejtoreshën e Arsimit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka emëruar drejtoreshën e re, Albana Demiri, por kjo e fundit assesi të rehatohet.

Kësaj radhe, Albana Demiri, nuk ka pasur problem me drejtshkrimin, por me biografin e saj, ku disa herë u desh që të përmirësohej nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan.

-Advertisement-

Të premten fillimisht u tha se Demiri ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin Psikologji e Përgjithshme, ndërsa studimet postdiplomike u tha se i përfundoi në vitin 2017 në drejtimin Psikologji Shkollore dhe Këshillim, në po të njëjtin universitet.

Ndërsa një ditë më vonë, DKA Gjilan, e përmirësoj duke shkruar se studimet bachelor, Demiri i kishte përfunduar në kolegjin “Fama”, në drejtimin Psikologji e Përgjithshme, dhe jo siç ishte raportuar fillimisht se drejtoresha e re e arsimit në komunën e Gjilanit i kishte përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Por as ky përmirësim nuk doli të jetë i saktë në biografin e Demirit, pasi që u ndryshua edhe sot, pas dy ditësh, për herë të tretë.

Në biografinë e përmirësuar për herë të tretë aty tanimë shkruan se Demiri studimet bachelor i ka të përfunduara në kolegjin “Fama”, në drejtimin Psikologji e Përgjithshme, ndërsa studimet postdiplomike  në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Nuk dihet nëse kjo është e treta e vërteta, apo do të ketë edhe përmirësime të tjera në biografinë e drejtoreshës së re të arsimit në komunën e Gjilanit që udhëhiqet nga Alban Hyseni që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera