Ekonomi

Drejtoresha e FMN-së uron Guvernatorin Mehmeti

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 29 March 2018

Zgjedhjes së Fehmi Mehmetit në krye të Bankës Qendrore të Kosovës, duket se i është gëzuar edhe Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde. Në po të njejtën ditë kur Mehmeti u dekretua nga Presidenti Thaçi, atë e ka uruar edhe Drejtoresha e FMN-së, shkruan Infokusi.com.

Përmes një letre ,Drejtoresha Ekzekutive e FMN-së është shprehur e bindur se BQK-ja nën udhëheqjen e Mehmetit do të vazhdojë të shënojë progres në forcimin stabilitetit të sektorit financiar, thellimin e ndërmjetësimit financiar dhe adresimin e sfidave të reja kur ato shfaqen.

Gjersa, shpreson në bashkëpunimin e mëtejmë në mes të këtyre institucioneve.

-Advertisement-

“Së bashku me menaxhmentin dhe kolegët e mi, e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e afërt midis dy institucioneve tona, dhe presim me padurim të vazhdojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme nën udhëheqjen tuaj”, thuhet në urimin e Lagarde.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me 60 vota pro kishte zgjedhur Fehmi Mehmetin Guvernator të ri të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Në garë për t’u zgjedhur Guvernator i BQK-së ishin Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Safet Merovci dhe Besnik Bislimi./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy