Lajme

Dorëzohet në Kuvend Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2025

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 30 June 2026

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i dorëzoi Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2025, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas BQK-së, “Raporti Vjetor 2025 pasqyron aktivitetet, zhvillimet dhe rezultatet e BQK-së në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor për ruajtjen e stabilitetit financiar, forcimin e integritetit të sistemit financiar, mbrojtjen e interesit publik dhe sigurimin e qëndrueshmërisë institucionale”.

“Në takim u diskutuan edhe reformat dhe iniciativat kryesore të realizuara gjatë vitit, përfshirë avancimin e kornizës makroprudenciale dhe mbikëqyrëse, harmonizimin rregullativ me standardet e Bashkimit Evropian, zhvillimin e sistemit të pagesave, përgatitjet për SEPA si një process ndër-institucional, avancimin e projektit TIPS Clone, si dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve, edukimit financiar dhe gjithëpërfshirjes financiare”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Komunikata e plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy