Lajme

Dorëhiqet “gjyqtarja e Tik Tok-ut”, Enkeleda Kapedani

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 07 June 2021

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, që u bë e njohur për shkak të videove që shpërndante në llogarinë e saj në platformën Tik-Tok, ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarjes së Gjykatës të Elbasanit.

Ky vendim i saj vie në kohën kur në Këshillin e Lartë Gjyqësor tanimë ka nisur seanca dëgjimore lidhur procedimin disiplinor, me qëllim shkarkimin e saj.

Pas dorëheqjes, Kapedani ka deklaruar se po bëhet “kokë turku” dhe i ka bërë thirrje Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë që “të zhvishet nga emocionet”, në raport me të.Tutje, ajo ka vlerësuar se shijet e saj muzikore “nuk kanë ndikuar në ushtrimin e detyrës” dhe se asnjë nga veprimet e saj nuk lidhej me detyrën zyrtare që ajo ushtron.

-Advertisement-

Për më tepër, gjyqtarja ka theksuar se ka pasur një agjendë për shkatërrimin e karrierës së saj, mirëpo nuk ka dhënë asnjë adresë për këto akuza.Procesi ndaj Enkeleda Kapedanit nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur në fund të muajit maj, pas raportimit të mediave rreth materialeve që ajo shpërndante në llogarinë e saj në platformën Tik-Tok.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera