Lajme

Donika Kadaj-Bujupi i drejtohet Mentor Shalës: Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 22 June 2021

Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala në emisionin Pressing në T7 tha se Vetëvendosja ka kërkuar likuidimin e tij fizik.

Deputetja e Vetëvendosjes Doarsa Kica-Xhelili në një intervistë disa ditë më parë e kishte përmendur Shalën, si zyrtar të RTK-së, ndërsa ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, ka thënë se po i duket se Doarsa e ka mendjen vetëm tek ai dhe e ka ftuar për një takim

“Fushata ndaj meje nuk fillon me Doarsën. Është pjesë e fushatës që bëhet ndaj meje… Fushata fillon qysh në vitin 2013 kur jam bërë drejtor. Ka pasur fushatë të vazhdueshme. Jo gjuhë, por thirrje për likuidim fizik, publik prej Vetëvendosjes”, shtoi ai.

-Advertisement-

Shala ka përmendur edhe kohën kur është sulmuar në vitin 2016 me bombë, shkruan Gazeta inFokus.

“Linçimi ka filluar shumë herët kundër meje. Bile edhe jam sulmuar në shtëpi me bombë si pasojë e asaj klime nga Vetëvendosje që është krijuar me vite tana”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ish deputetja Donika Kadaj Bujupi. Ajo ka thënë se

“maspari jemi në televizion, ju nuk jeni as prokurores gjyqtar as hetues për me dhanë fjalën e fundit. Cilën klimë e kanë kriju. Nashta ti e ke gjuajt bombën, se ti ke dashtë me akuzu VV-në. Fjala jeme kundër tanës qeshtu je tu fol ti. Unë po them e ke gjujt ti. Keni dashtë me kallë RTK-në për mej mshef hajnit”, ka thënë Kadaj.

Ndërsa Shala

“Donik met thonë kriminel, met thonë kena meti vra fmit publikisht. Çka është likuidim sipas teje? Ti mendo çka të dush, ti mendo çka të dush”, ka thënë ai.

Zëvëndësdrejtori i RTK-së ndër të tjera ka thënë se nuk është në emision për show televiziv. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera