Lajme

Donika Gërvalla ia huqë edhe një herë

Autori: Islam Morina 21:57 | 07 March 2022

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ia ka huqur sërish në një postim të sajin lidhur me takimin e minsistres Donika Gërvalla me Nabila Al Shamsi ,Ambasadore e Emirateve te Bashkuara Arabe ne Mal te Zi, jo-rezidente për Kosovë.

Në postimin e kësaj ministrie shkruante se Ministrja Gërvalla ka takuar Ambasadoren jo-rezidente  të Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal te Zi, Nabila Al Shamsi, duke ia huqur kështu titullit të saj, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Nuk ka vonuar shumë dhe postimi është zëvendësuar me atë të përmirësuarin dhe se si duhej të ishte qysh në fillim.

Ndërkohë kujtojmë se Nabila Al Shamsi, është ,Ambasadore e Emirateve te Bashkuara Arabe ne Mal te Zi, jo-rezidente për Kosovë.

Nuk është kjo hera e parë që vet ministrja apo edhe ministria në faqen e saj bën postime ku ia huqë me të madhe. Kujtojmë që në diplomaci ka rëndësi tejet të madhe citimi korrekt i titujve të zyrtarëve, vënia e flamujve e veprime tjera protokollare sepse në të kundërtën shkaktohet skandal diplomatik./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera