Donfried: Dialogu me Serbinë urgjent, status quo i sjell të mira vetëm Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 25 April 2022
Ndihmëssekretarja e Sthetit për Europë dhe Euroazi, Karen Donfried, ka thënë se mënyra e vetme për të mos lënë vend për Rusinë në Ballkanin Perëndimor është përfundimi i dialogut në mes të Kosovës dhe të Serbisë.
“Lufta brutale e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës, është thirrje për të gjithë ne, përkundër përparimit të madh të SHBA-së, Kosovës dhe shteteve që kanë bërë, është që kurrë nuk duhet ta marrim paqen apo institucionet tona demokratike për të mirëqenë”, tha ajo në konferencën për media.
Ajo tutje tha se SHBVA do të vazhdojë mbështetjen e madhe për Kosovën në integrimet europiane.
“SHBA duan që ta shohin Kosovën duke marrë vendin e vet të duhur në institucionet europiane dhe euroatlantike. Për këtë çështje ne i japim kaq shumë prioritet mbështetjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja për ta ndihmuar Kosovën që të arrijë në marrëdhënie të normalizuara, të qëndruara, me njohje të dyanshme me fqinjin tuaj Serbinë. Sepse status quo është e paqëndrueshme, jo vetëm që e pengon të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt Europës, por i bën të mira Kremlinit. Sepse Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet, dhe konsolidim demokratik në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe shtetet fqinje të mos integroheni në institucionet europiane dhe euroatlantike. Rusia beson se një Ballkan i cili është më i fuqishëm me prosperitet demokratik më i qëndrueshëm, do të jetë një kërcënim për influencën e tij”, shtoi ajo.
“Mënyra më e mirë për t’ju kundërvënë përpjekjeve të Kremlinit, për ta destabilizuar rajonin, janë të thjeshta. Kosova dhe Serbia duhet të bëhen bashkë dhe në mënyrë urgjente të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, mbështetur fuqishëm nga SHBA-ja. Qëllimi ynë është edhe qëllimi juaj, një marrëveshje që përmirëson marrëdhëniet tuaja, e përqëndruar në njohje të ndërsjellë. Dua t’ju siguroj që përkushtimi i SHBA-së dhe aleatëve e partnerëve tanë mbetet i qëndrueshëm. Kosova e ka NATO-n me misionin e saj të KFOR-it””, përfdundoi Donfried.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...