Lajme

Donald Trump nxehet gjatë intervistës dhe shpërthen ndaj moderatorit

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 21 April 2022

Donald Trump u largua nga një intervistë me gazetarin Piers Morgan pas një debati të zjarrtë mbi “zgjedhjet e vjedhura presidenciale në SHBA.”

Ish-Presidenti, arriti kulmin e inatit kur Piers e fajësoi refuzimin e Trump për të pranuar humbjen në zgjedhjet e 2020, si shkak të trazirave vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Kapitol.

Trump bërtiti dhe e quajti intervistuesin “të pandershëm e budalla.” Ai i bërtiti grupit televiziv që të fiknin kamerat.

-Advertisement-

Ai gjithashtu e quajti udhëheqësin e pakicës në Senat, Mitch McConnell “budalla” dhe ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence “budalla dhe të dobët”.

Intervista 75-minutëshe do të shfaqet në emisionin e Piers, “Uncensored” në Talk Tv të hënë në orën 20:00.

Trump dhe Piers kanë qenë miq për 15 vjet, por ai u “tërbua” nga një sërë komentesh kritike që ylli televiziv i ka bërë për sjelljen e tij kur ishte në detyrë.

Ata u përplasën para fillimit të intervistës dhe më pas para kamerave./abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera