Lajme

Doktorit të shkencës ia rrëmben pozitën e drejtorit kundërkandidatja me bachelor

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 10 January 2023

Është fjala për Mexhit Musën i cili konkuroi bashkë me tre aplikantët tjerë për pozitën drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë Xheladin Deda të Mitrovicës së Jugut.

Musa i cili ishte ligjërues edhe në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e mjekësisë, nga viti 2006 deri 2009, gjithashtu ka marrë titullin doktor shkence në mjeksinë toksikologjike në Sarajevë

Ai po bazohet se në kokursin e hapur  më 8 maj të 2022-tës nga Drejtoria e Arsimit  përkatësisht në pikën 1.6 të konkursit i cili i jep përparësi kandidatëve të fushës përkatëse, e të cilës nuk ishte drejtoresha e sapo zgjedhur Zaraj Qamili.

-Advertisement-

Drita kishte përfunduar fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore drejtimi Bilogjisë në UP me 240 kredi, 60 më pak nga kandidati më i afërt.

Farmacisti dhe toksikologu  që thotë se është i vetmi i tillë në rajon thekson që e përzgjedhura është e instaluar nga pushteti aktual në këtë komunë.

Në dokumentet e vlerësimit të datës 15 nëntor, cilat i mori Kiksi me shumë vështirësi nga DKA shihen notat më të larta që antarët e komisonit vlerësues, në intervistim që ia kishin bërë ish profesoreshës së biologjisë në këtë shkollë.

Ky komision e favorizoi këtë kandidate në pikën e njohurive të saj më të mëdha për arsimin edhe pse kjo kishte nivel me të ulët kualifikimi.

Madje ata i dhanë  9 pikë nga 10 gjithsej për pjesën menaxhimi dhe qeverisja edhe pse kjo asnjëherë nuk kishte pozitë udhheqëse, kurse ish dy drejtorëve Musa dhe Rama më të dobët me disa vite përvoj në këso pozita.

Kandidati tjetër dhe ish drejtori për 9 vite në Xheladin Deda ka kritika për drejtoreshën e DKA-së, madje thotë që procesi u drejtua ashtu që kadidatja e vetme grua të bëhet tani udhheqëse në këtë institucion.

Dy Dritat ky thotë se janë shoqe të studimeve Kiksi nuk ka arritur t’i marrë përgjigje, të cilat i kontaktuam për këtë çështje.

Gani Rama magjistër i farmacisë se drejtoritë e Arsimit po e pengojnë zhvillimin dhe reformat në të gjithë vendin.

Të dy protagonistët e kronikës thonë që do të padisin komunën dhe drejtorinë për këtë padrejtësi ndaj tyre.

Drejtoresha e re bëri pranimin e detyrës më 22 dhjetor 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera