Ekonomi

Dogana vazhdon të rris të hyrat në pesë mujori e parë të vitit

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 02 June 2017

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave.  Në këtë pesë (5) mujor ne kemi rritur të hyrat në krahasim me vitin e kaluar me 11,2 milion më shumë.

Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej rreth 3 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër mbi 11 milion. Derisa gjatë vitit 2016 dogana kishte mbledhur 390,3 milion euro kurse gjatë këtij vitin e kemi arritur të kalojnë 401,5 milion, vërehet rritje tek taksa e TVSH-së  me 6.8 % dhe tek akciza me 2.8 % më shumë se viti i kaluar. Derisa me projeksionin (1 miliard e 100 milion) të përcaktuar për vitin 2017 dogana është në nivelin e mbledhjes prej 99%.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera