Ekonomi

Dogana mbledh mbi 1 miliard euro

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 30 November 2017

Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se ka mbledhur mbi 1 miliard e 6 milion euro.

Duke e krahasuar më vitin 2016, Dogana në këtë kohë ka një rritje prej 6.4% më shumë, apo mbi 60 milion euro më shumë.

Ky është njoftimi i plotë nga Dogana e Kosovës.

-Advertisement-

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancë të lartë në mbledhjen e të hyrave, saktësisht sot kemi mbledhur mbi 1 miliard e 6 milion euro.

Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6.4% më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 60 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 946 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 1,06 miliard  euro.

Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtimin e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti, gjithashtu kjo rritje tregon se Dogana është një administratë moderne, efikase dhe profesionale gjithashtu e aftë për të u përballuar me të gjitha sfidat ashtu që Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera