Lajme

Dobruna në Speciale: Jam shumë keq me harresën, nuk jam në gjendje t’i kujtoj të gjitha

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 14 January 2025

Sokol Dobruna është duke e vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovëës në Hagë.

Ai në disa raste e ka theksuar se për shkak të moshës dhe kohës që ka kaluar, shumë ngjarje nuk i kujtohen.

“Unë jam me harresë shumë keq. Nuk po e kuptoj këtë qasje të zotërit prokuror. Nuk jam në gjendje t’i kujtoj të gjitha”, ka theksuar Dobruna në një nga përgjigjet e tij.

-Advertisement-

Madje, në një rast, Dobrunës nuk iu kujtua nëse qenë me të avokati Arianit Koci, kur Dobruna u morr në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Prokurori: Po a e mban mend që u takuam para ca ditësh- të premten e javës së kaluar. A e mban mend që ne u takuam përmes video-lidhjes dhe ti ishe në zyrën tënde? Po avokati juaj, zoti Koci a ka qenë i pranishëm në atë takim? Dobruna: S’po më kujtohet”.

Prokuroria e ka ftuar Dobrunën që të dëshmoj në rastin më të madh të Speciales, me qëllimin që të vërtetoj se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka vendosur edhe për ndalimin edhe për lirimin e personave të ndaluar dhe se edhe gjykata ushtarake i bindej Shtabit. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera