Djemtë e Kombëtares A të gatshëm për sfidën kundër Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus
15:35 | 05 September 2018
Është mbajtur seanca e fundit stërvitore e Kombëtares A, para nisjes për në Baku, shkruan GazetaFokus.
Ndërkaq, që gjatë stërvitjes Kombëtaren A e vizitoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Kujtim Gashi si dhe presidenti i KOK-t Besim Hasani i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhija, që ishn bashkë me zyrtarë të Organizatës SIGA, që njihet si organizatë që lufton anitkorrupsionin e që kishin shprehur ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Kombëtaren A.
Si zakonisht edhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Azerbajxhanin në një atmosferë të mirë pune dhe sportive janë zhvilluar përgatitjet për këtë ndeshje që do të zhvillohet më 7 shtator në orën 18.00 sipas kohës lokale, ndërsa neër Kombëtarja udhëton për Baku.
Bernard Challandes, përzgjedhës
Unë dhe shtabi teknik kemi punuar mjaft këto ditë si në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Kemi ushtruar lojën presing, gjuajtjet e lira, nga kënda e pika e bardhë. Kemi një kundërshtar mjaft të fort e me agresivitet. Dua të kemi një ekip të mirë dhe nuk jam i fokusuar në individë E di që të gjithë kanë dëshirë të luajnë, por ne duhet ta dimë se kemi dy ndeshje dhe duhet të kemi lojtarë për dy ndeshje. Do të bëjmë atë që mundemi më së miri.
Jemi përgatitur maksimalisht këto ditë, sepse nuk ka kundërshtarë të lehtë. Azerbajxhani ka një skuadër të mirë, por ne do të mundohemi të japim maksimumin tonë të dijës dhe forcës që të dalim faqe bardhë nga kjo ndeshje. Ekziston motiv dyfishtë për neve, njl herë për fitore njëherë do të luajmë për ish presidentin Vokrri.
Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur maksimalisht e këtë na e kanë mundësuar edhe kushtet e mira. Kemi motiv dhe disponim të mirë, e kjo besojë do të jep edhe rezultatin e favorshëm për neve. Unë shpresojë se kemi gjasa jashtëzakonisht të mira për të shkuara tutje.
Kemi punuar dhe përgatitjet kanë shkuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe jemi plotësisht të gatshëm për ndeshjen kundër Azerbajxhanit. Natyrisht nuk do të jetë një ndeshje e lehtë por ne udhëtojmë për fitore. Do të japim gjithçka nga vetvetja për të pasur rezultatin e mirë.
Ajo që kemi përgatitur këto ditë, një atmosferë pune e jashtëzakonshme, një dëshirë e madhe dhe vullnet për lojë, me bën të besojë se fitorja nuk ka alternativë, edhe pse në futboll thonë se gjithçka është e mundur. Por ne duhet ta nisim sa më mirë e mbarë.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë ditës ka mu...
-
Zjarrfikësit nesër në “Zahir Pajaziti”, prezantojnë pajisjet e punës
Nesër, më 4 maj është Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Kjo ditë do të sh...
-
Si kishte ndodhur vr*sja e taksistit nga Mitrovica, rast të cilin e ka dështuar Prokuroria
Në fushën e drejtësisë, ka raste që ende mbeten të pandëshkuara, jo nga m...
-
Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA
Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shka...
-
Përparim Rama për vdekjen e Martin Hajdarit: Figurë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e kryeqytetit
Ka vdekur sot Martin Hajdari, pronari i lokalit ikonik “Te Martini”. Për v...
-
“Nuk ka ndodh me asnjë qeveri me u sulmu mediat si me qeverinë Kurti”- Alarmojnë Dakaj e Rexha për lirinë mediave
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në ...
-
“Qeveria Kurti është përkujdesur që mediat të përfundojnë kështu, duke i thanë popullit mos iu besoni”- Befason kryetari i AGK-së në ditën botërore të lirisë së shtypit
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në ...
-
Ia shkelën mbi 70 km/h në zonën 40, ndalohen dy shoferë në Ferizaj
Sot dy shoferë janë ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në qytetin e Ferizajt. ...
-
Kosovari vd*s pas s*lmit me th*kë në Zvicër, arrestohet një ugandas
Një burrë është goditur me thikë dhe është plagosur për vdekje në një apartam...
-
Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve: Situata në Kosovë s’po përmirësohet
Renate Schroeder, drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, ka thënë s...
-
Zëri i Amerikës rifillon punën javën e ardhshme
Zëri i Amerikës, të cilin administrata e Donald Trump filloi ta mbyllte në me...
-
Jehona Lushaku-Sadriu: I takon VV-së ta zhbllokojë procesin politik
Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur pë...