Auto&Tech

Dizajneri i iPhone largohet nga Apple

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 28 June 2019

Britaniku Sir Jony Ive, i cili për më shumë se dy dekada ndihmoi Appletë bëhet kompania më e madhe në botë, është larguar për të krijuar sipërmarrjen e tij.

Sir Jonathan, dizajner i iMac, iPod dhe iPhone, do lë kompaninë amerikane në fund të këtij viti për të krijuar një firmë të tijën, LoveFrom, me Apple si klientin e saj të parë.

Jonathan tha se kjo është koha e përshtatshme për t’i thënë lamtumirë Apple dhe për të bërë ndryshim në karrierën e tij.

-Advertisement-

Shefi i Apple Tim Cook tha vlerësoi rolin e dizajnerit britanik në ringjalljen e Apple.

Por ky largim vjen në një kohë ku vala e ndryshimve ka përfshirë gjigantin e teknologjisë.

Shefi i shitjes me pakicë Angela Ahrendts u largua në prill, ndërsa investitorët kanë qenë të shqetësuar për rënien e shitjeve të iPhone.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera