Lajme

Dita e pavarësisë, Begaj: Rruga euroatlantike e Kosovës është përpara

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 17 February 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Begaj theksoi se shteti i Kosovës është amanet dhe trashëgimi e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

“Është kënaqësi të jem sot këtu në 15 vjetorin e shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës. Ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës dhe besoj që rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik”, tha ai.

-Advertisement-

Begaj do t’i drejtohet popullit të Kosovës edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila fillon në orën 11:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera