Sport

Dita e ndeshjeve të para gjysmëfinale në Ligën e Evropës, vëmendja në Itali

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 02 May 2024

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Ligën e Evropës.

Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, sot radha është për garën e dytë elitare evropiane për klube.

Faza gjysmëfinale padyshim se do të jetë nxehtë edhe në Ligën e Evropës, ku kater ekipe të forta synojnë finalen.

-Advertisement-

Ndeshja më e fortë pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpico, ku Roma është nikoqire e kampionit të sivjetmë gjerman, Bayer Leverkusen.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Olympique Marseille e pret Atalantan në “Stade Velodrome”.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera