Lajme

Dita e 11-të e barrikadimit të veriut, në Qabër u vendosen barrikada të tjera

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 20 December 2022

Sot veriu ka hyrë në ditën e njëmbëdhjetë të barrikadimit të rrugëve nga serbët lokal, si një shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq, i cili dyshohet për organizimin e sulmit të zyrave të KQZ-së në veri të vendit.

Aktualisht në fshatin Rudarë po qëndron edhe gazetarja e Kanal 10 Saranda Aliu, e cila ka thënë se situata është e qetë në këtë pjesë të veriut dhe se sot janë shtuar dida barrikada edhe në pjesë të tjera të veriut.

“Kamionë e autobusë e mjete të ndryshme të transportit po vazhdojnë të qëndrojnë këtu në Rudarë të Zveçanit tash e 11 ditë. Krahasuar më ditët e para kur janë vendosur barrikadat dhe se të njëjtat kanë shkaktuar tensione të vazhdueshme nga serbët lokal, ditëve të fundit si edhe sot situata ka qenë e qetë s’ka pasur tensione. Qytetarët për aq sa kem qëndruar këtu nuk kemi parë lëvizje shumë, përveç disa automjeteve që kanë lëvizur na rrugë alternative. Tashmë janë 9 barrikada që janë në komunat serbe, por sot është raportuar se janë shtuar edhe disa të tjera në fshatin Qabër, ku janë vendosur disa automjete të tjera për bllokimin e lëvizjes së qytetarëve. Sot është raportuar edhe për rrëmbimin të disa qytetarëve serb dhe dërgimin e tyre në Serbi, por ky informacion ende nuk është konfirmuar nga policia.”, ka raportuar gazetarja.

-Advertisement-

Tutje ajo ka raportuar se kanë tentuar të kontaktojnë zëdhënësin e policisë së rajonit të Mitrovicës së veriut, Besim Hoti lidhur me rastin e rrëmbimit të qytetarëve serb nga Serbia, por që nuk ka pasur qasje gjatë gjithë kohës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera