Dita do shndërrohet në natë për më mbi 6 minuta, po afron eklipsi diellor më i gjatë i shekullit të 21-të
Autori: Gazeta inFokus
09:41 | 16 June 2026
Drita e ditës do të zhduket plotësisht për një kohë rekord prej 6 minutash e 23 sekondash më 2 gusht 2027, kur Hëna do ta bllokojë plotësisht Diellin. Ky do të jetë eklipsi më i gjatë total diellor i këtij shekulli, një fenomen që ndodh një herë në njëqind vjet.
Ky spektakël i rrallë astronomik do të jetë i dukshëm nga pjesë të Spanjës, Marokut, Algjerisë, Libisë, Egjiptit dhe Arabisë Saudite. Ngjarja pritet të tërheqë miliona astronomë, entuziastë dhe turistë nga e gjithë bota që duan të dëshmojnë momentin historik.
Shkencëtarët shpjegojnë se gjatësia e jashtëzakonshme e këtij eklipsi është rezultat i një rreshtimi të rrallë të Tokës, Hënës dhe Diellit. Sipas NASA-s dhe portalit Eclipsophile, eklipsi i gushtit 2027 do të zgjasë jashtëzakonisht shumë sepse Hëna do të jetë relativisht afër Tokës në atë moment, duke e bërë atë të duket më e madhe në qiell.
Në të njëjtën kohë, Toka do të jetë pranë afelit të saj – pika në orbitën e saj ku është më larg nga Dielli. Për shkak të kësaj distance, disku i Diellit do të duket pak më i vogël se zakonisht. Ky kombinim i lejon Hënës ta mbulojë plotësisht Diellin për një periudhë më të gjatë, duke e zgjatur fazën e plotësisë në më shumë se gjashtë minuta. Astronomët vërejnë se ky rreshtim i trupave qiellorë është jashtëzakonisht i rrallë.
Egjipti në qendër të vëmendjes
Rruga e eklipsit të plotë do të fillojë mbi Oqeanin Atlantik, përpara se të kalojë mbi Evropën Jugore, Afrikën Veriore dhe pjesë të Lindjes së Mesme. I gjithë eklipsi do të jetë i dukshëm nga pjesë të Spanjës, Gjibraltarit, Marokut, Algjerisë, Tunizisë, Libisë, Egjiptit, Sudanit, Arabisë Saudite, Jemenit dhe Somalisë.
Llogaritjet astronomike tregojnë se pika e kohëzgjatjes maksimale të eklipsit do të jetë pikërisht mbi Egjipt, duke e bërë këtë vend një destinacion kryesor për vëzhguesit.
Gjatë fazës së eklipsit të plotë, dita do të shndërrohet shkurtimisht në muzg. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm dhe planetët dhe yjet e ndritshëm do të bëhen të dukshëm në qiell. Kjo është e vetmja fazë në të cilën kurora e Diellit – atmosfera e jashtme e yllit – mund të vërehet me sy të lirë.
Vëzhguesit do të kenë gjithashtu mundësinë të shohin fenomene të rralla optike si rruazat e Bailey-t dhe “efektin e unazës së diamantit”, të cilat ndodhin kur rrezet e diellit kalojnë nëpër luginat në sipërfaqen hënore pak para dhe pas një eklipsi total, shkruan Euronews.al.
Ekspertët kujtojnë se për një shikim të sigurt, është e nevojshme të përdoren syze të çertifikuara të eklipsit gjatë të gjitha fazave, përveç atyre pak minutave të errësirës së plotë.

T� tjera
-
PDK reagon për përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës, Tahiri: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar pas konfliktit...
-
Partia e Netanyahut kundërshton rezultatin e zgjedhjeve, i drejtohet gjykatës
Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar rezu...
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton për ndërprerjen e shërbimeve konsullore gjatë festave
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka bërë të ditur se shërbimet e rre...
-
Rrahmani: Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro, ka harru qysh jetojnë qytetarët
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidh...
-
Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cil...
-
Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhu*nës me bazë gjinore
Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me B...
-
Kërkesa e Kosovës për statusin e kandidatit, Kurti shpreson që Këshilli në dhjetor t’i kërkojë opinion Komisionit Evropian
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e marrjes së statusit të vendit ...
-
Sulmi fizik në asamblenë e Mitrovicës, jep versionin e tij Faton Peci
Situata është tensionuar sot në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ku një përp...
-
Skenat në asamblenë e Mitrovicës, flet Arian Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahir ka reaguar pas konfliktit fi...
-
Ambasada e Francës njofton: Aplikimi i parë për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online
Ambasada e Francës në Prishtinë ka njoftuar shtetasit francezë se aplikimi i ...
-
KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë
Misioni i KFOR-it ka bërë të ditur se ushtarët e tij vazhdojnë të jenë të ang...
-
Rrënimet në Ujman, Prattipati takohet me Pacollin, ambasada e SHBA-së jep detaje
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua...




































