Lajme

Dita D për të ardhmen e Evropës, të enjten merren dy vendime tejet me rëndësi

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 19 July 2022

Të enjten do të merren dy vendime që mund të përcaktojnë të ardhmen e Evropës.

Vendimet lidhen me energjinë si dhe me inflacionin.

Pra siç raporton gazeta kroate “Jutarnji.hr”, Banka Qendrore Evropiane do të marrë një vendim për rritjen e parë të normave të interesit e që si qëllim e ka në uljen e inflacionit që e ka kapluar gjithë Evropën.

-Advertisement-

Po ashtu, vendimi i dytë do të lidhet me çështjen e gazit, pasi furnizimi me gaz prej Rusisë ka mbetur i mbyllur përmes Nord Stream.

Kështu Bashkimi Evropian duhet që të gjejë alternativa të reja në lidhje me këtë çështje.

Evropa është duke u përballur me një krizë ekonomike për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Çmimet janë rritur dukshëm, ndërsa oligarkët rusë që kishin afarizëm në Evropë janë sanksionuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera