Lifestyle

Disa shifra mbi masturbimin

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 10 April 2020

Seksi me veten (quhet ndryshe masturbim, ose manipulim me organin e vet seksual) është një nga format më të aplikuara të veprimtarisë seksuale në adoleshencë dhe jo vetëm.

Shumë djem dhe vajza nëpërmjet masturbimit mësojnë reagimet dhe ndjesitë seksuale të trupit të tyre.

Masturbimi është një temë e vazhdueshme në bisedat e meshkujve, megjithëse ato përpiqen t’i japin natyrën e shakasë.

-Advertisement-

Ndërsa vajzat diskutojnë më pak, ato e kanë tabu masturbimin, madje në gjuhën e tyre nuk ka as terma specifikë për përcaktimin e kësaj sjellje seksuale.

Statistikat dëshmojnë se masturbimi është më i zakonshëm tek meshkujt sesa te femrat.

Sipas Kinsey, në moshën 15 vjeç masturbojnë 82% e djemve dhe 20% e vajzave.

Nga mosha 20 vjeç rritet aktiviteti i masturbimit në 92% të meshkujve dhe 33% të femrave.

Në mosha më të rritura statistikat tregojnë nivele më të larta për të dyja gjinitë.

Ende nuk është e qartë pse vihen re diferenca midis sekseve dhe a është ky rezultat i dallimeve të brendshme psikologjike, apo i qëndrimeve të mësuara nga morali seksual i shoqërisë.

Sidoqoftë, një praktikë e tillë seksuale, që më parë dënohej, ose quhej mëkat, tashmë është një dukuri e natyrshme.

Madje në aspektin e mësimit të sjelljeve seksuale është veprim i dobishëm.

Psikologët e vlerësojnë tashmë masturbimin si një dukuri normale dhe të shëndetshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera