Lajme

​Disa lagje në Prishtinë pa energji elektrike

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 24 February 2024

Në disa lagje në Prishtinë është ndërprerë energjia elektrike si pasojë e punimeve të planifikuara nga palët e treta.

Lagjja e Spitalit dhe rrugët Muharrem Fejza, Muharrem Çami, Mati I Prekazi, Malush Kosova, janë disa lagje të cilat që nga mëngjesi i sotëm nuk kanë pasur energji elektrike.

Sipas Kompanisë kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), kjo ka ardhur si pasojë e punimeve të planifikuara nga palët e treta dhe se energjia elektrike është ndaluar për ta zhvilluar punën pa tension.

-Advertisement-

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi e ka konfirmuar këtë lajm për KosovaPress, ndërsa ka bërë të ditur se energjia elektrikë do të jetë e ndërprerë deri në orën 14:00.

“Janë punimet të planifikuara nga palët e treta dhe sipas webfaqe është deri në ora 14:00…00:35 Është e përfshirë Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit dhe disa lagje të tjera që po i afektojmë këto punime”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera