Sport

Dimër i vështirë për Juven/ Ronaldo i kërkon borxhin, tre institucione gati ta dënojnë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 01 December 2022

Dorëheqja në bllok e drejtuesve të Juventusit bashkë me presidentin Agnelli duket se lidhet me hetimet e prokurorisë italiane për evazion fiskal dhe prokurorisë federale për shkelje të Fair Play-t Financiar.

Sipas mediave italiane, bardhezinjtë kanë fshehur shumë kontrata e operacione, për të ulur bilancin me rreth 34 milionë euro, teksa bie në sy një borxh të cilin Juventus nuk e ka regjistruar asgjëkundi, por që ia ka Cristiano Ronaldos.

Bëhet fjalë për rreth 19 milionë euro, të cilat portugezi ka kërcënuar se do t’i marrë edhe me gjyq, ndërsa kjo shifër nuk figuron në asnjë prej kontratave të depozituara në Ligën Italiane të Futbollit.

-Advertisement-

Ndërkohë, edhe një borxh prej 7 milionë eurosh ndaj Atalantës, është pranuar nga ish-administratori Arrivabene, por që nuk është deklaruar në bilancin e pa miratuar ende nga klubi bardhezi.

Situata në kampin bardhezi është vërtetë e komplikuar, pasi po hetohet paralelisht nga prokurorët e shtetit, ata të Federatës Italiane dhe ta të UEFA-s për shkelje të Fair Play-t Financiar dhe dimri për Juventusin pritet të jetë vërtetë i vështirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera