Lajme

Digjet një veturë në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 19 September 2022

Një person në Leposaviq ka raportuar se i është djegur vetura.

Ai ka thënë se persona të panjohur i kanë flakën veturës së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur i është vënë zjarri veturës së tij me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera