Lajme

Digjen pesë vetura në Prizren, ndalohet një i dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 09 September 2026

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në fshatin Vlashnje në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se Policia e Kosovës ka identifikuar një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

-Advertisement-

“Sot, më 09.09.2026, rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vlashnje, Prizren është shkaktuar një zjarr.Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve. Pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe shuar. Si pasojë e zjarrit, pesë vetura janë përfshirë nga zjarri dhe janë dëmtuar.Policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy