Diaspora e Kosovës solli rreth 928 milionë euro për tetë muajt e parë të 2025-ës
Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 02 October 2025
Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar statistikat e bilancit të pagesave, remitancave, investimeve direkte etj. BQK njofton se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në korrik 2025 shënoi 785.06 milionë euro, që paraqet rritje prej 31.27 milionë euro ose 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht 2025 ishin rreth 143.4 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 928.48 milionë euro (preliminare) për tetë muajt e parë të vitit 2025.
“Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit gusht kanë qenë përmes IFJB me 41.02% përmes bankave komerciale me 17.19% dhe kanaleve tjera me 41.79%”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, BQK ka dhënë statistika edhe lidhur me investimet direkte.
“Investimet Direkte në Kosovë deri në fund të korrikut 2025 ishin 540.94 milionë euro që paraqet një rritje prej 24.24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 212.78 milionë euro”, thuhet në raport.
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar po ashtu lidhur me borxhin e jashtëm bruto.
“Borxhi i jashtëm bruto – i cili përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të dytë 2025, arriti vlerën 4.43 miliardë euro, e cila paraqet rritje prej 218.19 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Kontribuuesi kryesor i rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë ishte sektori privat për 133.13 milionë euro, ndërsa borxhi publik u rrit për 85.05 milionë”, bëhet e ditur në raport.
Ndërkaq, sa i përket borxhit të sektorit publik – në fund të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 1.02 miliardë euro duke marrë pjesë me 23.03% në gjithsej borxhin e jashtëm.
Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të tremujorit të dytë 2025 ishte 857.81 milionë euro.
BQK ka prezantuar edhe të dhëna për borxhin e sektorit privat.
“Borxhi i sektorit privat – të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 3.41 miliardë euro. Pjesëmarrësit në borxhin privat janë bankat komerciale 21.10% kompanitë në relacion të investimeve direkte 27.31% dhe sektorët tjerë 51.59%, thuhet në raport.

T� tjera
-
Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i priti në zyrën e tij në Prishtinë përf...
-
Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu është takuar me presidenten e Maqedonis...
-
Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim kryetaren e kuvend...
-
Altin Krasniqi takon deputetin e Parlamentit të Hamburgut me prejardhje nga Vitia
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka pritur sot në një takim Nikola Tunicin,...
-
GLPS: Byroja për konfiskim rrezikon të bëhet mjet politik
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se Byroja për ver...
-
Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë
Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur gjithë Kosovën. Institucionet e sigur...
-
“Nga Kosova në Gjermani e Letoni”, EUCOM: Jemi të gatshëm për betejë në gjithë teatrin evropian
Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ka publikuar një njoftim pë...
-
Berisha: PD-ja thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë pë...
-
Supremja e refuzon ankesën e Blerim Isufajt për shkarkim nga pozita e kryeprokurorit – kështu e arsyetojnë
Gjykata Supreme ia ka refuzuar ankesën Blerim Isufajt, ndaj vendimit të Këshi...
-
“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik
Është zbardhur dëshmia e Arlinda Zekajt, e dhënë në polici më 10 korrik të kë...
-
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj 12-vjeçar dërgohet në strehimore
Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve n...
-
“E pranoj që e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në Prokurori e Jeton Sylajt
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Syla...




























