Lajme

“Dhurata e vitit të ri”: Ministria e Sveçlës pritet të nënshkruajë sot kontratën e dyshimtë që peshon 15 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 30 December 2022

Dyshime të forta për një “dallaver” disa milionësh në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës, të cilën e udhëheq ministri Xhelal Sveçla, kishin shfaqur, ditë më parë, disa nga burimet të cilat folën me gazetën Nacionale. Është fjala për një kontratë afër 15 milionëshe për Furnizimin me Licenca të Microsoftit për Institucionet Qeveritare, e cila sipas njoftimit do të nënshkruhet sot.

Burimet të Nacionales theksonin se kjo kontratë do t’i ndahej operatorit ekonomik “Infosoft Systems” dhe atë pa hapur fare tender.

Ministria e Punëve të Brendshme / Dyshime për dallaver milionësh në Ministrinë e Xhelal Sveçlës

-Advertisement-

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një njoftim, ku e konfirmon se kontrata në vlerë prej 14 milionë e 988 mijë e 509 euro i është dhënë operatorit ekonomik “Infosoft Systems” me datë 29 dhjetor të këtij viti, dhe e njëjta pritet të nënshkruhet sot, me datë 30 dhjetor 2022.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar zyrtarin e Ministrisë së Brendshme, emri i të cilit është i shkruar në njoftimin e Ministrisë, së bashku me numrin e telefonit, por i njëjti i ka thënë Nacionales, se ai “nuk di asgjë dhe se është vetëm zyrtar”.

“Unë jam veç zyrtar. Nuk kam autorizim për me dhanë këtë përgjigjje.” Ka thënë zyrtari.

Në pyetjen e Nacionales se a është nënshkruar tashmë kjo kontratë, zyrtari prapë na është përgjigj se nuk e di.

“Nuk e di, nuk e di, unë jam veç zyrtar i thjeshtë” ka thënë ai.

Ndërkohë Gazeta Nacionale ka dërguar email tashmë prej ditësh, për këtë çështje në ministrinë e punëve të brendshme, por nuk ka pasur asnjë përgjigjje.

Ministria e Punëve të Brendshme / Ministria e Brendshme hap konkurs për 200 vende pune në veri të Kosovës

Nacionale ka tentuar të sigurojë edhe një përgjigje nga kompania që do të shpërblehet me këtë kontratë. Por numri i saj ka qenë i paqasshëm.

Dyshime për dallaver

Në dy nga heret e kaluara një kontratë e tillë ishte fituar vetëm pas tenderit të hapur, ku aplikonin dy e më shumë kompani.

Gazeta Nacionale ka siguruar dokumentet, me aplikacione si dhe detaje të tjera të procedurës, së viteve paraprake.

Këtë kontratë e cila është 3 vjeçare, në vitin 2017 e kishte fituar Operatori Ekonomik “Cacttus” me adresë në Prishtinë, e në vitin 2020 të njejten e kishte fituar Operatori Ekonomik “Infosoft Systems” me adresë në Tiranë.

2017.

Në vitin 2017, Ministria e Administratës kishte hapur tender për Furnizimin me Licenca të Microsoft-it për Institucionet Qeveritare, si dhe për Universitete, për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Në tender për Furnizimin me licenca të Microsoft Office, për Institucionet Kosovare, kishin marrë pjesë dy Operator Ekonomik.

“PBC” SH.P.K, si dhe “Cacttus” Sh.a që të dyja me adresë në Prishtinë.

Fituese e këtij tenderi kishte dalë Operatori “Cacttus”, siç ishte thënë në vendim, për shkak të ofertës më të favorshme ekonomike.

Për këtë kontratë, Operatori “PBC” SH.P.K, kishte ofruar çmimin prej 10 milionë e 110 mijë e 447 euro, kurse Operatori “Cacttus” kishte ofruar çmimin prej 9 milionë e 529 mijë e 174 euro.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar tenderin ekonomikisht më të favorshëm, tenderin me çmimin më të ulët. “Juve ju është dhënë kontrata…” thuhet tutje në Lëtrën standard për tenderuesin e suksesshëm.

Pra, në vitin 2017, kishte tender të hapur, ku fituese doli njëra nga kompanitë me ofertën që u vlerësua më e favorshme.

2020.

Në vitin 2020 gjithashtu u hap tenderi për Furnizimin me Licenca të Microsoft-it për nevoja të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Atë e fitoi pikërisht Operatori “Infosoft Systems”, ani pse në dokumente shihet se e njëjta nuk e kishte ofertën më të favorshme.

Në tender morën pjesë katër operatorë ekonomikë.

Liburn Aliu / Ministrisë së Liburn Aliut do t’i auditohen 14 kontrata me vlerë gati 5 milionë euro

“Infosoft Systems” me adresë në Tiranë, “Grupi i Operatorëve Komtrejd Distribucija DOOEL” me adresë në Shkup, “Grupi Ekonomik Botek shpk”, me adresë në Prishtinë, si dhe “Cacttus” Sh.a me adresë në Prishtinë.

Çmimi të cilin e ofroi “Infosoft Systems” për këtë kontratë, ishte 10 milionë e 295 mijës e 243 euro.

Ani pse, Operatorët “Cacttus” dhe “Komtrejd DOOEL” kishin ofruar çmime më të favorshme, respektivisht 9.4 milionë dhe 9.2 milionë, ato u eliminuan për aryse të ndryshme.

“Komtrejd DOOEL” ishte eliminuar me arsyetimin se tenderi ishte ADMINISTRATIVISHT I PAPERGJEGJSHËM, kurse Operatori “Cacttus” ishte eliminuar me arsyetimin se nuk e përmbushte kapacitetin teknik e profesional.

Ndërokohë Operatori “Botek shpk” u tha se nuk e kishte ofetën më të favorshme ekonomike.

Ankesat e Operaratorit “Cacttus” ishin të shumëta, meqenëse sipas tyre, oferta e tyre ishte më e favorshme ekonomikisht si dhe i plotësonin edhe kushtet teknike e profesionale.

Xhelal Sveçla / Xhelal Sveçla reagon 19 orë pas krimit, nuk jep dorëheqje

Megjithatë, atë botë, një “Letër standard për tenderuesin e suksesshëm” shkoi në adresën e “Infosoft Systems”, ku thuhej: Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se ju keni tenderin me çmimin më të ulët.

E vazhdohej me fjalët e hijezuara me të zezë: Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e saktësuar në tenderin tuaj në vlerë prej 10, 295,243,94 euro.

Kontrata nga Ministria e Administratës, për Operatori “Infosoft Systems” që kap vlerën e mbi 10 milionë euro, megjithë ankesat e parregullësitë e pretenduara, megjithatë si rrjedhë kishte një tender të hapur, ku Operatorët Ekonomik mund t’a konkuronin njëra-tjetrën.

Nuk dihet pse Ministria e Brendshme dhe e Administratës, e zyrtarët që janë të ngarkuar drejtpërdrejtë, për të tilla punë, nuk janë përgjigjur në emailat që Nacionale ka dërguar drejt tyre, edhe para se të nënshkruhej zyrtarisht kjo kontratë afër 15 milionëshe.

Por, Gazeta Nacionale do të insistojë për një përgjigjje në ditët në vazhdim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera