Dhunimi i vajzës nën kërcënimin e armës në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus
16:45 | 14 November 2023
Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit S.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.
Sipas kërkesës, “me datën 12 nëntor 2023 rreth orës 17:30, në Gjakovë, e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, këtu të dëmtuarën, në atë mënyrë që nën kërcënimin e thikës të cilën i pandehuri e mbanë në dorë, e zhvesh atë dhe e detyron që të kryej akt seksual pa dëshirën e saj dhe më pas e dëmtuara e paraqet rastin në polici”.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Dhunimi” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale.
I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 13 nëntor 2023 dhe do të zgjasë deri më 12 dhjetor 2023.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të tjera
-
FSK-së të premten i shtohen kadetët, diplomon gjenerata e 2025-ës
Të premten e 4 korrikut do të mbahet ceremonia e diplomit të kadetëve të Forc...
-
Pamje të rënda nga vendi ku vd*q futbollisti i Liverpoolit Diogo Jota
Bota e futbollit sot u trondit nga lajmi për vdekjen e futbollistit të Liverp...
-
Konfirmohet rasti i parë i murtajes së ruminantëve të vegjël në një fermë në fshatin Landovicë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për pr...
-
Osmani nis takimin me Emilija Rexhepin
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me krerët e partive minoritare. ...
-
Nagip Krasniqi vetëdeklarohet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Kras...
-
Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ai i Mbrojtjes i Belgjikës...
-
Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Krasniqi: Po e pret me tmerr 12 tetorin, shpërfaqje e nervozizmit dhe frikës
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar rre...
-
Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luft*uan
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kryetarit t...
-
Avokati Bajraktari reagon ndaj deklaratave të Kurtit për ish-krerët e UÇK-së: Në kohë të pakohë po i ndihmohet Prokurorisë Speciale
Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që lidhin ish-kr...
-
MSH obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta nga 3-10 korrik
Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të ...
-
Osmani pret në takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes ...
-
Rashiq pas takimit: Më vjen marre si politikan çfarë imazhi po krijojmë, jo vetëm para qytetarëve, por edhe para opinionit europian
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe ...