Lajme

Dhunimi i vajzës 11 vjeçare/ Përparim Rama zotohet se do të bëjë këtë veprim

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 29 August 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar organet shtetërore të jenë më shumë prezent në hapësira publike, në mënyrë që të mos ndodhin ngjarje të tilla, shkruan Gazeta inFokus.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është prekur mjaftë shumë nga rasti i dhunimit të së miturës nga Prishtina, madje është zotuar se do të punojë rreth parandalimit të këtyre rasteve.

“Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, na ka tronditur të gjithëve.  Jam thellësisht i prekur nga kjo ngjarje dhe ftoj organet e rendit që të jenë sa më prezent në hapësirat publike dhe më vigjilent ndaj rasteve të tilla. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër për t’i dhënë fund këtyre abuzimeve të tmerrshme dhe mosndëshkimit që lejon që këto akte makabre të vazhdojnë të ndodhin. Është koha që ne të gjithë: gra, burra, vajza, djem, dhe sidomos ne si përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, të bashkëpunojmë që raste të tilla të mos ndodhin më. Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri! Prandaj, si Kryetar i Kryeqytetit, zotohem se do të punojmë për ndërtimin e mekanizmave që rrisin  bashkëpunimin mes komunitetit dhe organeve të rendit, në mënyrë që bashkë t’i parandalojmë rastet e tilla dhe të ofrojmë mbështetje për të gjithë viktimat”, ka shkruar Rama./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera