Dhuna ndaj grave, “një emergjencë kombëtare” në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 21 September 2021
Në Tiranë, “Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje” zhvilloi sot Konferencën Kombëtare mbi Çështjet Gjinore në Media.
Veprimtarët dhe opinioni publik janë të shqetësuar për dy vrasje të tjera të grave nga bashkëshortët e tyre javën e kaluar.
Dhuna fizike ndaj gruas është vetëm një prej padrejtësive më të rënda, që prekin gratë dhe vajzat, të cilat shpesh humbin jetën në këto situata, si dy zonjat që u vranë nga bashkëshortët javën që shkoi.
Përfaqësuesja e Rrjetit për Barazi në Vendimmarrje, Edlira Cepani, thotë se gratë e vajzat në Shqipëri vuajnë paragjykime dhe diskriminime shumë të mëdha.
Përpjekjet në këtë fushë nuk duhet t’i lihen vetëm shoqërisë civile, thotë ajo, por dhuna ndaj grave është shndërruar në një emergjencë kombëtare, ku duhet të ndërhyjnë autoritetet shtetërore.
“Një nga pankartat që unë marr gjithmonë në protesta është “Duam Mbrojtje dhe jo Fjalë”. Ne kemi një përmirësim të ndjeshëm në ligjet e kësaj fushe, por këto janë vetëm në letër. Sot ato duhen zbritur në terren me seriozitetin e duhur dhe me ndjesinë që është kjo është realisht një emergjencë kombëtare” – thotë zonja Çepani.
Edhe veprimtare e përfaqësuese të administratës shtetërore vlerësojnë se ligjet e miratuara janë me standarte që respektojnë liritë e të drejtat njerëzore, por ato nuk zbatohen sa duhet.
Nënkryetarja e Këshillit të Qarkut të Korçës, Mimoza Shuli, thotë se aktualisht nevojiten ligje më të ashpra dhe zbatim më të fortë të ligjeve ndaj atyre që dhunojnë gratë.
“Edhe pse kemi vite që punojmë për barazinë gjinore, kundër dhunës gjinore në familje, aktet e dhunës sa vijnë e shtohen. Kjo ëhstë vërtet për të ardhur keq. Ka faktorë të ndryshëm për këtë, por mendoj se faktori kryesor është ai ekonomik. Ndoshta edhe papunësia. Ne po vazhdojmë përpjekjet në bashkëpunim mes shqërisë civile dhe institucioneve shtetërore për ta ndryshuar gjendjen” – u shpreh zonja Shuli.
Nga viti 2006 dhe 2008 Kuvendi ka miratuar ligjet për barazinë gjinore dhe ligjin kundër dhunës më bazë gjinore, ku parashikohet veprimi i njëkohshëm i një serie institucionesh për të frenuar këtë dhunë.
Analistja e medias dhe e çështjeve gjinore, Valbona Sulçe, thotë se mekanizmi është projektuar që të gjith institucionet të veprojnë njëherësh, por sapo njëri ndalon, atëherë dështojnë të gjithë së bashku.
“Policia, gjykata, bashkia, drejtoritë arsimore, drejtoritë e kujdesit shëndetëor, shoqëria civile dhe disa aktorë të tjerë të bashkëpunojnë në mënyrë që të parandalojnë dhunën në familje, sapo njëra nga këto hallka të këtij zinxhiri nuk funksionon, dhuna gjen terren dhe rishfaqet” – thotë zonja Sulçe.
Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci, mendon se edhe mediat shqiptare kanë dështuar deri tani të raportojnë mbi diversitetin në shoqëri dhe shkruajnë ftohtë për vrasjet dhe dhunën ndaj grave, pa hyrë në brendinë njerëzore të ngjarjeve.
“Unë sot jam shumë i fokusuar ndaj raportimeve tematike në nivele komunitare për çështje konkrete, në komunitete të gjalla që kanë këtë problem. Edhe dhuna na familje duhet futur brenda këtyre filtrave. Ne e përdorim si etiketë “Dhuna ndaj grave”, por ajo është një çështje thellësisht sociale, që duhet hulumtuar me imtësi nga gazetarët” – thotë zoti Goci.
Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje është një nga organizatat me më shumë veprimtari në fushën e të drejtave njerëzore sa u takon grave dhe vajzave.
Konferenca e sotme bashkoi edhe gazetarë të rinj nga Tirana, Shkodra dhe Elbasani për të shqyrtuar steritipet diskriminuese të grave dhe vajzave në media dhe për t’i shmangur ato.
Konferenca është pjesë e nismës “WomenSpeakUp: Changing Conversation in Media” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, përmes Programit të Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë./VOA
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...