Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit për tryezën e rrumbullakët
Autori: Gazeta inFokus
09:08 | 14 October 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë cilësuar të papërshtatshme pjesëmarrjen në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, lidhur me konstatimet dhe rekomandimet e tij për këtë institucion dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Në një komunikatë, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se refuzimi i ftesës mbështetet në kompetencat e përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tyre, neni 162, paragrafi 11, i Kushtetutës dhe neni 34, paragrafi 9, i ligjit përkatës i japin Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera, përgjegjësi ekskluzive për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të personave që ndërveprojnë me këtë institucion dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Dhomat kanë theksuar se mungesa e kompetencës së Avokatit të Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, në raport me Dhomat e Specializuara i është komunikuar atij edhe më herët, duke iu referuar një deklarate të mëparshme të institucionit.
Në komunikatë, Dhomat e Specializuara kanë përmendur gjithashtu rolin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili, sipas tyre, mbikëqyr dhe inspekton objektin e paraburgimit për të garantuar respektimin e standardeve më të larta ndërkombëtare.
Dhomat e Specializuara kanë rikujtuar se vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e gjyqtarëve të tyre të pavarur dhe të paanshëm nxirren në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut.
Sipas komunikatës, palët që nuk janë pajtuar me vendimet gjyqësore kanë pasur në dispozicion mjete juridike për t’i kundërshtuar ato, përfshirë ankesat para Panelit të Apelit, Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara.
“DHSK-ja vazhdon të përqendrohet në mandatin e saj për të garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të mishëruara në Kushtetutën dhe për të mundësuar procese penale të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase”.

T� tjera
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...

































