Lajme

“Dezinfektimi Profesional” vullnetarisht dezinfekton shkollën “Faik Konica”

Autori: Islam Morina 22:17 | 29 October 2020

Kompania profesionale për dezinfektim “Dezinfektimi Profesional”, këtë mbrëmje ka ndërmarr aksion vullnetarë për dezinfektimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, shkruan Gazeta infokus.

Pronarët e kësaj kompanie jo vetëm kësaj radhe, por në vazhdimësi i janë gjendur pranë kësaj shkolle me ndihmën e tyre në shumë aspekte.

“Me të parë se javën e fundit janë rritur rastet e të infektuarve me Covid-19, në vendin tonë, sidomos në kryeqytet, e kemi parë të arsyeshme që me mundësitë tona të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit të fëmijëve tanë, pra nxënësve të kësaj shkolle, kanë thënë për Gazetën inFokus, nga kjo kompani.

-Advertisement-

Përveç dezinfektimit të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, kjo kompani ka dhuruar edhe një sasi të dezinfektuesve për duar e që do të jetë në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle. Ky duhet të shërbej si shembull edhe për të tjerët në këto kohëra kur po luftohet më një armik të pa dukshëm, siç është Covid-19./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera