Lajme

Detajet e fundit nga policia për vrasjen në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 26 September 2022

Të dielën rreth orës 10:35 një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur nga pakujdesia derisa ka qenë për gjueti-rekrecion.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar derisa kanë qenë  për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ndryshe nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë  fishekë ku pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq rasti është konfirmuar edhe gjatë ditës së diel nga policia, ku për Infokus kanë treguar se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kolovicë e Vjetër në Prishtinë.

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull,  nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast”, ka deklaruar zëdhënësja Flora Ahmeti për Infokus.

Po ashtu rastin e ka konfirmuar edhe nga prokuroria.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda eshte njoftuar nga policia per nje rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njejta i eshte pergjigjur vendit te ngjarjes bashke me njesite e tjera relevante. Nje person ka nderruar jete si pasoje e plageve te marra nga nje arme zjarri, ku me urdher te prokurorit eshte derguar ne IML per obdusion, derisa nje person tjeter eshte shoqeruar ne stacion policor. Prokurori i Shtetit ne koordinim me policine jane duke i ndermarre veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te ketij rasti”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera