Lajme

Dervishaj përkujton Zeqir Loshin: La pas një trashëgimi të pavdẹkshme të guximit

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 28 January 2025

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka publikuar pamje nga përkujtimi i një vjetorit të vdekjes së luftëtarit të devotshëm të UÇK-së, Zeqir Qazim Loshi.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot është bërë një vit prej ndarjes nga jeta të heroit të Kosovës, luftëtarit të devotshëm të UÇK-së, Zeqir Qazim Loshi nga fshati Pemishtë, komuna e Skenderajt.

“Sot, me një ndjenjë të thellë dhimbjeje dhe nderimi, përkujtojmë një vit prej ndarjes nga jeta të heroit të Kosovës, atdhetarit të pa lodhshëm dhe luftëtarit të devotshëm të UÇK-së, Zeqir Qazim Loshi nga fshati Pemishtë, komuna e Skenderajt.”, ka shkruar Dervishaj.

-Advertisement-

Ai po ashtu shtoi se la pas një trashëgimi të pavdekshme të guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdhenë.

“Andaj, përkujtojmë me krenari kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri dhe dinjitet të Kosovës. Lavdi veprës dhe kujtimit të tij.”, është shprehur Dervishaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera