Lajme

Deputeti i VV-së: Kemi armatim në rast lufte në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 21 September 2022

Deputeti i VV-së, Mefail Bajçinovci ka thënë se Kosova është e gatshme dhe ka armatim të bollshëm për t’u mundur nga një luftë e mundshme.

Sipas deputetit, Qeveria e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës janë të gatshme t’i përgjigjen një pushtimi të mundshëm.

“Kosova është e gatshme të ballafaqohet me çfarëdo invazioni. Edhe qeveria, edhe FSK-ja, edhe policia edhe agjencitë ndjekëse. Është punuar, është armatosur, në nivel aq sa kemi mundësi financiare”, ka thënë ai në “DPT te Fidani”, raporton Gazeta Express.

-Advertisement-

Bajçinovci ka thënë se modelet e armëve janë të reja. Sipas tij, shteti mund të mbrohet me armatimin që e posedon.

“Kosova ka kapacitete, sepse është punu për një kohë të gjatë dhe ka përvojë edhe në këtë fushë. Ka armatim, është blerë armatim. Modelet janë të reja, por a duhet më shumë, duhet edhe më shumë. Me kaq sa kemi, shteti do të mbrohet”, ka thënë ai.

Muajve të fundit, kryeministri Albin Kurti ka përsëritur shpesh deklaratat e tij për një luftë të mundshme në Kosovë. Për mediat ndërkombëtare, Kurti ka thënë se spiralja e konfliktit në Ukrainë, mund të depërtojë në Kosovë përmes Serbisë si aleate e Rusië.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera