Deputetët në “luftë” për 160 milionë euro
Autori: Sylejman Sylejmani
15:05 | 30 January 2019
Për afro 160 milionë euro kapital të krijuar nga Institucioneve Mikro Financiare si Organizata jo Qevritare, të mërkurën është ndezur “lufta” mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Ligji për OJQ-të, i cili me izën e deputetëve u hapi rrugë bartjes së këtyre parave tek bizneset, është kthyer në Kuvend me kërkesë të Presidentit, Hashim Thaçi.
Më i zëshmi kundër propozimit të Presidentit është shquar kryetari i komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani sipas të cilit përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë lobuar për ti mbrojtur të hyrat e tyre kriminale.
Megjithatë bshkëpartiaku i tij Memli Krasniqi dhe pjesa tjetër e Partisë Demokratike kanë mbështetur rekomandimet e Presidentit, që tu ndalohet OJQ-ve bartja e kapitalit tek personat e tjerë.
Një luftë e ngjashme pa zgjidhje kishte nisur në vitin 2013, kur mikrofinancat kërkonin “të bëheshin banka” me paratë e donacioneve, pasi ishin regjistruar fillimisht si OJQ dhe paratë e donacioneve në rast të shuarjes së aktivitetit, në bazë të ligjit ose duhet ti kthejnë të donatorët ose ti bartin tek një oranizatë me veprimtari të njëjtë.
Përse po “luftohet” për IMF-të?
Aktualisht janë afër 160 milionë euro të krijuara nga interesi i kredive të këtyre institucioneve, shkruan Gazeta inFokus.
Ndërkaq, deputetët vlerësojnë se me ndryshimet në Ligjin për OJQ-të po tentohet të lejohet bartja e mjeteve para se të rregullohen IMF-të me ligjoj të vecantë, i cili është në proces.
Nënkryetarja e komisionit parlamentar për buxhet e financa, Safete Hadërgjonaj ka konfirmuar për Gazetën inFokus se në komisionin e saj është duke u punuar me ndryshimin e këtij ligji.
Hadërgjonaj ka thënë se është formuar një grup punues, por i cili akoma nuk i ka kryer të gjitha punët.
“Ligji i cili ka ardhë prej qeverisë e rregullon çështjen e mikrofinancave, të cilat nuk janë të regjistruara si OJQ, kurse këto mikrofinancat që janë të regjistruara si OJQ, për to ka mbetur akoma e parregulluar kjo çështje, ta shohim me ligj, akoma nuk është rregulluar, prandaj nuk mund të them asgjë se si do të rregullohet edhe çka do të bëhet”, ka theksuar ajo.
Gazeta inFokus ka provuar të kontaktoj edhe me Lumir Abdixhikun i cili është kryetar i komisionit, por ai ka qenë i paqasëshëm.
Për anëtaren tjetër të këtij komisioni, deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, këto para duhet t’u kthehen qytetarëve, pasi shuma e mjeteve të grumbulluara është rritur me kontributin e tyre.
“Qëndrimi ynë është qe mjetet duhet t’i kthehen qytetarëve te Kosovës, pra me fjale tjera te përdoret fitimi i akumuluar i këtyre institucioneve për qëllimin për te cilin janë themeluar ne përputhje me Statusin e Përfituesit Publik te cilin e gëzojnë, ose ne te kundërtën tu revokohet ky status. Një propozim do te ishte themelimi i një fondi zhvillimor apo destinimi i tyre për ndërtimin e çerdheve, spitaleve dhe institucioneve të ngjajshme publike”, thotë Nagavci.
BQK-nuk përfshihet
Në ndryshimet e këtij ligji, nuk është e përfshirë Banka Qendrore e Kosovës.
Këtë gjë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në këtë institucion.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës merret me rregullimin dhe mbikëqyrjen e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar që bëjnë këto institucione mikrofinanciare, ndërsa çështjet e lidhura me aktivitetin dhe statusin e tyre si OJQ nuk bëjnë pjesë në fushëveprimin e BQK-së”, ka thënë Ahmeti për Gazetën inFokus.
Sipas tij, nuk mund të paragjykohet se çfarë ndryshimesh do të bëhen në ligj, por Ahmeti thotë se BQK-ja i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbatuar çdo kërkesë ligjore në lidhje me aktivitetet financiare në Kosovë.
E nëse mbetet në fuqi e drejta e bartjes së mjeteve të OJQ-ve tek të tjerët, sipas deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami do të shtypet shoqëria civile.
“E para organizatat joqeveritare që janë kundër, nuk janë mikrofinanca. Janë të gjitha OJQ-të që nuk janë mikrofinanca që po duan të mos votohet ligji. Ky ligj ka lënë derën hapur që mikrofinancat të shndërrohen në shoqëri aksionare”, ka thënë Bajrami.
Ndërkaq, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se ky version mund të dërgojë në keqpërdorimin e fondeve të institucioneve mikrofinanciare.
“Ato janë dhënë për qëllime shoqërore, e ato mund të bëhen të individëve. Menjëherë si të votohet versioni që ka propozu Nait hasani, këtu ke me pas milionera të ri”, është shprehur Konjufca./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...






























