Rozë

Depresioni detyron Robbie Williamsin të anulojë disa koncerte

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 06 September 2017

Robbie Williams ka anuluar koncertet e tij të mbetura të turit evropian, pasi u godit nga një “sëmundje e mistershme”, transmeton Koha.net.

43 vjeçari, u detyrua të anulojë koncertet e tij në Shën Petersburg dhe në Moskë, si dhe është larguar nga ngjarja në “New Wave” në Sochi, raporton Daily Star.

Sipas këtyre raportimeve turi i tij “Heavy Entertainment Show” ka mbledhur më shumë se 1.1 milion fansa të tij gjatë kësaj vere.

-Advertisement-

Këto anulime të koncerteve ai thotë se i ka bërë pasi është keq për shëndetin e tij.

“Kjo punë vërtet është e keqe për shëndetin tim, do të më mbytë, përveç nëse e shoh në një mënyrë tjetër”, ka thënë ai.

Williams thotë se e tërë familja e tij është në depresion, e kjo për shkak të famës.

“Depresioni është në familjen time. Nuk e di nëse do të isha mentalisht i sëmurë pa famë. Nuk e di nëse do të ishte kaq e madhe apo kaq e fuqishme nëse s’do të kishte qenë fama”, thotë këngëtari.

Kjo nuk është hera e parë që Williams është përballur me depresionin në jetën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera