Lajme

Mergim Lushtaku: Fitorja e madhe e PDK më 9 shkurt është e pashmangshme

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 17 January 2025

Kandidati për deputet me numer 100 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, u prit me entuziazëm në Skenderaj.

Mergim Lushtaku në rrjetin social ka thënë se fitorja e madhe e PDK më 9 shkurt është e pashmangshme.

“Tubimi madhështor në Skenderaj dëshmoi qartë: entuziazmi i qytetarëve është i papërmbajtshëm. Fitorja po ndihet në ajër, dhe çdo zë po thërret për ndryshim e vërtetë.”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Lushtaku po ashtu ka potencuar se PDK është gati të udhëheqë me vizion dhe përgjegjësi dhe se më 9 shkurt, fillon kapitulli i ri për Kosovën.

Më poshtë mund të shihni pamje nga tubimi madhështor në Skenderaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera