Lajme

Rafuna: Nga secila përgjegjësi e pozicion, Tophanja do të jetë gjithmonë prioriteti im

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 17 January 2025

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna mbrëmë ka takuar qytetarët e lagjes “Tophane”, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, tha se aty është vendi ku babai i saj ka lindur, e ku mbrëmë gjatë tubimit është ndjerë jashtëzakonisht mirë në mesin e miqve të saj.

Tutje ajo theksoi se Tophanja është gjithmonë prioriteti i saj.

-Advertisement-

“Në Tophane, në lagjen ku është lindur babi im, mbrëmë u ndjeva jashtëzakonisht mirë në mesin e shumë miqëve të mi dhe të babit e poashtu strukturave tona të devotshme dhe qytetarëve të shumtë.  Faleminderit secilit nga ju për pritjen dhe mbështetjen e ngrohtë. Nga secila përgjegjësi e pozicion, Tophanja do të jetë gjithmonë prioriteti im.  Lumir Abdixhiku 1 Jeta Rafuna Hasani 45”, nka shkruar Rafuna.

Ndryshe Jeta Rafuna kandidon për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 45 në nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera