Specialja konfirmon se ish-krerëve të UÇK-së do t’u mundësohet votimi për zgjedhjet e 9 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus
10:37 | 17 January 2025
Ish-pjesëtarët e UÇK-së, që aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë, do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu kanë konfirmuar nga Dhomat e Specializuara në një përgjigje.
“Po. Janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë zëdhënësi Michael Dyle, për gazetën online Reporteri.net.
Gjatë ditë së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu tha për gazetën online Repoorteri.net, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.”, ka thënë Elezi të enjten.
Ish krerët e UÇK-së kishin shfrytëzuar të drejtën e votës edhe në zgjedhjet e kaluara, ato të 14 shkurtit.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë qe katër vjet. Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë. Procesi gjyqësor, i cili filloi në prill të vitit 2023, pritet të përfundojë këtë vit.

Të tjera
-
Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00, në Komunën e Dragashit kanë votuar vetëm 1.587 qytetarë, ...
-
Ambasadori i BE-së viziton një qendër votimi ka një mesazh për popullin e Kosovës
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot një qendër votimi në...
-
Stavileci, PDK: Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka ...
-
Voton Përparim Rama: Kosova feston demokracinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para disa minutash. Ai ka s...
-
Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të ...
-
Voton e para e vendit – presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj të vot...
-
Shifra e fundit: Ja sa votuan në përfaqësi diplomatike
Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplom...
-
Kaq qytetarë të Kosovës votuan deri më tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat...
-
Kandidatët për kryeministër ftojnë qytetarët që të votojnë
Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve q...
-
Eman Rrahmani shfrytëzon të drejtën e votës
Drejtuesi i Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka hedhur votën e tij në ...
-
Presidentja Osmani në pritje, respekton radhën e qytetarëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në qendrën e votimit në Faku...
-
Memli Krasniqi pas votimit: Vota qytetare për të ardhmen, ashtu siç e kishim fushatën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas ushtrimit të s...