Deportohet 15 herë në 15 vite

Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 12 May 2017
Policia amerikane në San Diego ndaloi një person për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pas një aksidenti, për të zbuluar se ai ishte deportuar nga Shtetet e Bashkuara plot 15 herë.
Constantino Banda Acosta, 38 vjeç, u përplas me mjetin që po drejtonte me një tjetër makinë ku udhëtonte një familje, e më pas tentoi t’ia mbathte nga vendngjarja, por sipas policisë, në gjendjen e dehur që ishte nuk mundi të shkojë larg.
Në aksident mbeti i plagosur një djalë i vogël, por ajo që bëri bujë ishte zbulimi që pasoi kontrollet rutinë të policisë, pas ndalimit të Banda Acosta. Policia zbuloi se ai ishte shtetas meksikan, emigrant i jashtëligjshëm në SHBA dhe ishte deportuar nga autoritetet amerikane 15 herë.
Lajmi u konfirmua edhe nga Agjencia amerikane e Doganave, e cila sqaroi se shtetasi meksikan Constantino Banda Acosta është deportuar në Meksikë 15 herë në po kaq vite, më së fundi në janar 2017.
Agjencia e Doganave tha se, nëse Banda Acosta do të lirohet nga autoritetet lokale, do të arrestohet nga agjentët e saj. Në mediet sociale, rasti u komentua gjerësisht dhe kishte nga ata që e cilësonin Banda Acostën si emigrantin ilegal më të paaftë, që kapet dhe deportohet vit për vit. Por të tjerë i njohën këmbënguljen për t’u rikthyer sërish në vendin e ëndrrave të tij.

Të tjera
-
Kurti e falënderon ambasadorin norvegjez për rolin e rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Norveg...
-
Ekzekutohen pagat për muajin mars, a ka shtesa për zyrtarët publikë?
Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë z...
-
Voziti 128 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, 500 euro gjobë dhe i ndalohet vozitja për 1 vit
Policia e Kosovës ia ka ndaluar një gjakovari të vozisë veturën shkaku se e k...
-
Donald Trump mund të shkojë në burg, mbesa bën thirrje për festë: Ia dolëm!
Mary Trump, mbesa e Donald Trump, thotë se aktakuza e xhaxhait të saj është p...
-
Rrahet polici në aeroportin “Adem Jashari”, dërgohet në QKUK
Dy burra janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes s...
-
HRW: Gjykata e Hagës nxjerr në pah nevojën për drejtësi 24 vjet pas luftës në Kosovë
Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre të tjerëve me aku...
-
Petkoviq kritikon Kurtin për qëndrimin rreth vizitës eventuale të Vuçiqit në Kosovë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka krit...
-
Digjen edhe tri vetura të tjera me targa RKS në veri
Mbrëmë pas mesnatës janë djegur tri vetura me targa RKS, të cilat i përkisnin...
-
Osmani kujton masakrat e Pastasellës dhe Malishevës: Kujtimi për ta është i përhershëm
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastasellës ...
-
Arrestohet një person në Prishtinë për hyrje në sistemet kompjuterike
Policia e Kosovës bëri të ditur se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuar...
-
Vdes një person në Prishtinë derisa ishte me vëllanë dhe shokun e tij
Një person ka vdekur pasditën e së të enjtës në Prishtinë, deri sa ishte me v...
-
Von Cramon: Edhe Kosova edhe Serbia fajtore për mungesë progresi në dialog
Të dyja palët janë fajtore për faktin se progresi në negociatat ndërmjet Pris...