Sport

Depay: Nuk pendohem që kalova te Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 06 October 2021

Ylli holandez Memphis Depay ka insistuar që nuk do të pendohet kurrë që është transferuar te Barcelona, pavarësisht startit jo të mirë të “Blaugranëve” në këtë sezon.

Depay kaloi te Barcelona nga skuadra e Lyon si lojtarë i lirë, por nuk arriti që të luajë përkrah Messit, pasi që ky i fundit u largua nga Barcelona drejt Paris Saint-Germain për shkak të problemeve financiare të gjigandit katalunas, përcjell KosovaPress.

Pavarësisht kësaj, Depay është i sigurt që privilegji për të luajtur në fanellën e Barcelonës ishte më se e mjaftueshme për të vendosur që t’i bashkohet katalunasve, pavarësisht formës së tyre aktuale.

-Advertisement-

“Si mund ta bëni pyetjen që nëse jam penduar për transferimin tim te Barcelona. Kjo është Barcelona. Nuk besoj që e kuptoni se sa i madh është ky klub, dhe se çfarë do të thotë për një lojtarë të transferohet këtu. Nuk do të pendohem kurrë”, tha Depay.

“Pavarësisht rezultateve, unë jam shumë i lumtur me klubin. Ka qenë një kohë e vështirë për skuadrën. Nuk dua të flas rreth asaj çështjeje, por njerëzit janë duke reaguar sikur të ishte fundi i sezonit”, shtoi ylli holandez.

Që prej transferimit të tij te Barcelona, Depay ka arritur të bëjë nëntë paraqitje duke regjistruar vetëm tre gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera