Departamenti i Shtetit Amerikan: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike
Autori: Gazeta inFokus
11:37 | 18 June 2026
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se bashkëpunimi në fushën e energjetikës është një prej shtyllave të bashkëpunimit ekonomik me partnerët evropianë. Kështu kanë thënë nga Washingtoni të pyetur lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të lidhet me rrjetin e gazit amerikan dhe qëndrimin e Qeverisë Kurti për të mos ndërtuar rrjet të LNG-së brenda Kosovës por për t’u kyçur në centralin e Vlorës.
Nga DASH thonë se bashkëpunimi në fushën energjetike rrit dhe sigurinë e Evropës.
“Eksporti i energjisë amerikane është një shtyllë qendrore në bashkëpunimin tonë ekonomik me partnerët evropianë. Eksportet e energjisë amerikane forcojnë sigurinë energjetike në Evropë”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Express.
Sa i përket Kosovës, nga DASH kanë thënë se SHBA është e gatshme për të bashkëpunuar me industrinë energjetike amerikane dhe Qeverinë e Kosovës për një të ardhme të sigurt energjetike përmes diversifikimit të furnizimit me energji elektrike, ku përfshihet edhe Gazi i Lëngshëm Natyror (LNG)
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me industrinë energjetike të SHBA-së dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhmen energjetike të Kosovës përmes diversifikimit të furnizimit me energji, duke përfshirë edhe LNG-në amerikane”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kërkesa që Kosova t’i bashkohet rrjetit amerikan të gazit ka pasur edhe nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë. E ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane, Annu Prattipati, e ka bërë një gjë të tillë përmes një shkrimi autorial të botuar ditë më parë.
Edhe zyrtari për çështje ekonomike në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Micah Savidge, ka thënë se Kosova rrezikon të humbasë mundësi të rëndësishme investimi, nëse nuk siguron furnizim të qëndrueshëm me energji.
Ai ka kërkuar madje që Kosova të ndërtojë një central të gazit. Këto deklarime kanë ardhur pas qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti, se Kosova mund të lidhet në centralin e Vlorës dhe nga atje të importojë energji elektrike.
Projekti i gazit amerikan kishte qenë temë edhe në vitin 2021 kur MCC kishte vendosur fonde në dispozicion që Kosova të lidhet me gazsjellësin amerikan. Megjithatë ai projekt nuk ishte përzgjedhur nga Qeveria Kurti dhe ishte vendosur që ato fonde të shpenzoheshin për projektin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.

T� tjera
-
Bilanci ekonomik i Kurtit përballë statistikave: 374 milionë euro diferencë në BPV, pagat pa inflacion dhe deficiti tregtar në rritje
Qeveria e Albin Kurtit prezanton rritje rekord të ekonomisë, pagave dhe inves...
-
KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit
KOSTT ka njoftuar me qëllim të intervenimit të domosdoshëm në TMRR të transf...
-
Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar gjuhën seksist...
-
Ymeri alarmon për importin e rrymës: Kostoja arrin rreth 124 mijë euro për një orë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për importin e vazhdu...
-
Rrënimet në Ujman, reagon Ambasada e SHBA-së: Zbatimi selektiv i rregulloreve ose shpërfillja e procesit ligjor s’kontribuon në stabilitet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë thënë se zbati...
-
Raporti i Kurtit për sukseset qeveritare, Bajrami ia rendit premtimet e parealizuara
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Kurti pas publ...
-
Kurti i bindur se ua ndreqi punët popullit që ankohet: Rritja ekonomike po ndihet në jetën e qytetarëve
Kryeministri Albin Kurti publikoi mëngjesin e sotëm një dokument me “të arrti...
-
Sociologu Sumiçi për rastet alarmante të dhunës seksuale: Shoqëria ende fajëson viktimën dhe krijon një kulturë të heshtjes
Nisja e fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore” e gjen Kos...
-
Sindikata e Doganës dënon sulmin ndaj oficerit doganor në qytetin e Podujevës
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) ka dënuar sulmin e raportuar ...
-
AGK-ja e ngjyros logon në portokalli në shenjë të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është bashkuar fushatës globale “...
-
ALARMANTE: 610 raste të dhu*nimit dhe mbi 1,000 raste të ngacmimit e sulmit sek*sual në Kosovë
Dhuna seksuale në Kosovë ka marrë përmasa alarmante, me mbi 1,600 raste të re...
-
Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se drafti i programit të ri qeveris...








































