Dënohet me 25 vite burgim i akuzuari për vrasjen në AKI
Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 18 March 2022
Gjykata Themelore në Prishtinë të premten e ka dënuar me dënim unik prej 25 vitesh burgim të akuzuarin V. I. i akuzuar për rastin e vrasjes që kishte ndodhur në objektin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) në shtator të vitit 2018.
Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shpresa Hasaj- Hyseni.
I. akuzohej se kishte privuar nga jeta I.S., e më pas, sipas prokurorisë, për të ikur nga vendi i ngjarjes kishte rrëmbyer një punëtore tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari u dënua me 21 vite burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”, me tre vite burgim për veprën penale “Rrëmbimi” dhe me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Kurse, me dënim unik u dënua me 25 vite burgim.
Të njëjtit, do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 30 qershor 2020 e ka mbyllur për publikun dhe mediat këtë rast.
Sipas aktakuzës së ngritur më 21 mars 2019, V.I. akuzohej se më 4 shtator 2018, rreth orës 09:31, në bufenë e objektit të AKI-së në Prishtinë, ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.S., siç thuhet për shkak të xhelozisë, pasi që tani i ndjeri një ditë më parë në kohën e drekës, duke bërë shaka iu ka thënë zyrtarëve të AKI-së se gjoja do të bëhet i madh, pasi ato ditë pritej të emërohej zëvendësdrejtori i AKI-së.
Aktakuza thotë se duke rrezikuar edhe jetën e tani të dëmtuarës F.B, derisa i ndjeri ishte në vendin e tij të punës, si menaxher kuzhine, ka shkuar i pandehuri në kuzhinë me revole në dorë, e ka thirrur në emër “I.”, e tani i ndjeri është përgjigjur duke thënë “Urdhno xhaxh”, dhe i pandehuri menjëherë ka shtënë dy herë në distancë prej rreth tre metrash, e ka goditur në pjesën e majtë të gjoksit dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse, e më pastaj me revole në dorë ka dalë në oborr, i është afruar të dëmtuarës, ia ka vendosur revolen në kokë dhe e ka dërguar deri te vetura e tij, që ndodhej në parkingun e AKI-së.
Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Kurse, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se pasi ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, i pandehuri ka rrëmbyer F.B, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë duke pirë kafe në oborrin e objektit të AKI-së, papritmas ka dalë i pandehuri nga objekti me armë në dorë dhe i është afruar asaj dhe nën kanosje të armës e ka detyruar që të shkojë te vetura e të pandehurit, e cila ishte e parkuar në parkingun e AKI-së dhe e i ka vënë armën në kokë.
Pastaj, sipas aktakuzës, e ka urdhëruar të shkojë në drejtim të portës kryesore të daljes nga oborri i AKI-së, e posa ka mbërritur te porta kryesore, aty i ka kanosur me armë edhe pjesëtarët e sigurimit, duke iu drejtuar me fjalët “e vrava, shkoi çika”.
Në aktakuzë thuhet se ai ka dalë nga vetura, ka marrë të dëmtuarën dhe vazhdimisht ka mbajtur armën nga ajo, ndërsa tjetrën dorë ia ka mbajtur rreth qafe, ka ecur për të dalë jashtë objektit dhe kur është afruar te dera ka shkuar te komanda për ta hapur derën dhe aty është penguar nga zyrtari Sh.Sh, ndërsa zyrtari E.B, duke e parë atë gjendje, ka rënë në gjunjë para të pandehurit dhe i është drejtuar me fjalën “nëse dëshiron të vrasësh dikënd, më vrit mua”, e i pandehuri në ato çaste thuhet se i është drejtuar atij me fjalët “vetëm ty ta dha armën”, e më pas ia ka dhënë armën ku edhe është liruar e dëmtuara.
Më këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Rrëmbimi”.
Në pikën e tretë të aktakuzës, thuhet se nga koha e papërcaktuar e deri më 4 shtator 2018, i pandehuri pa autorizim ka poseduar armën e llojit të lartcekur, me të cilën ka kryer veprën penale, ndërsa gjatë bastisjes nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në banesën e tij është gjetur edhe sekuestruar edhe revolja e tipit “Colt Amadeous ROSSI S.A 38 special” dhe një thikë. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Tahiri: Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Vrạsja e Ivanoviqit, prokurori Qerkini tërhiqet nga ndjekja e Rade Basaras
Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver ...
-
Kroacia me mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ...
-
Ministri Aliu njofton për linja të reja fluturimesh Prishtinë -Zvicër dhe anasjelltas: Çmime më të lira e më të volitshme
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po fillojnë fluturime ...
-
Gjuriqi takon Borrellin, pretendon se po kërcëṇohet siguria e serbëve në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot në Austri...
-
Apeli i liron nga akuza për korrupsion ish-ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo dhe ish-sekretarin Kapllan Halimi
Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza për korrupsion, ish-ministrin e Bujqësis...
-
Avokati i Popullit kërkon nga Qeveria qartësim të vendimeve lidhur me shpronësimin e tokave në veri
Avokati i Popullit ka kërkar nga Qeveria e Kosovës që t’i qartësojë vendimet ...
-
Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Evropës e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka th...
-
Temperaturat e larta në vend, Shpëtimi Malor i Kosovës del me një apel për bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve
Si pasojë e temperaturave të larta, Shpëtimi Malor i Kosovës ka dalë me një a...
-
ShBA: Numri i faqeve të lajmeve të rreme më i madh se i mediave legjitime
Në Shtetet e Bashkuara, numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, e ...
-
Dogana e Kosovës gjen mallra të fshehura në një automjet në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaru...
-
Ushtarët e FSK-së stërviten për përdorimin e mortajave
Ushtarët e FSK-së me ndihmën e ushtrisë amerikane kanë stërvitur për përd...