Sport

Dënohet Antonio Conte pas përplasjes me gjyqtarin Fabio Maresca

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 26 January 2021

Trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili u përplas me gjyqtarin Fabio Maresca, është dënuar me dy ndeshje dhe është gjobitur me 20,000 euro nga Komisioni i Disiplinës.

Trajneri i “Nerazzurrëve” është ndëshkuar për incidentin që ndodhi në fund të ndeshjes Udinese – Inter fundjavën e kaluar, kur ai u përjashtua nga Maresca.

Menaxheri i ekipit Lele Oriali është gjobitur me 5,000 euro për sjelljen e tij, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Raporti nga gjykatësi sportiv thotë se Conte është pezulluar për shkak që ka vazhduar të protestojë ashpër, duke shqiptuar me zë të lartë fraza mosrespektimi ndaj arbitrit që vazhduan edhe pas ndëshkimit dhe para largimit nga fusha”.

Pas ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, ai u përball me gjyqtarin me shprehje kërcënuese dhe ofenduese.

Oriali është gjobitur gjithashtu për përsëritjen e protestave edhe pasi iu dha paralajmërimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera