Lajme

Dendias takohet edhe me homologen Gërvalla, flasin për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 12 March 2023

Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, kanë qenë tema diskutimi mes ministrit të Jashtëm grek Dendias dhe kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Kështu ka njoftuar Dendias në një publikim në Twitter.

“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera