Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 08 July 2026
Ministri i Punës dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar ndaj dëmtimit të kompleksit memorial në Podujevë.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se dëmtimi i komplekseve memoriale të dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës nuk është thjesht vandalizëm. Është sulm ndaj kujtesës sonë kolektive, ndaj historisë sonë dhe ndaj vetë themeleve mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.
“Dëmtimi i komplekseve memoriale të dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës nuk është thjesht vandalizëm. Është sulm ndaj kujtesës sonë kolektive, ndaj historisë sonë dhe ndaj vetë themeleve mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës. Këto memoriale nuk janë gurë e beton, por dëshmi e sakrificës së atyre që dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë. Kush ngre dorë mbi to, le ta dijë që po ngre dorë mbi dinjitetin e shtetit tonë. Raste të tilla të shpeshtuara së fundmi, si rasti i sotëm i Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”, janë të papranueshme dhe duhet të trajtohen me seriozitetin më të madh nga Institucionet e Drejtësisë. Autorët duhet të identifikohen dhe të përballen me pasojat më të rënda që parasheh legjislacioni në fuqi. Nuk mund të ketë as tolerancë e as heshtje për akte të tilla. Respekti për dëshmorët dhe heronjtë nuk është çështje bindjeje politike. Është detyrim qytetar, moral dhe shtetëror. Kosova nuk do të lejojë që historia e saj të përdhoset” shkruan Hoti në reagim.

T� tjera
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...
-
Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën
Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kth...
-
Dita e Alfabetit, Presidentja: Shqipja është trashëgimia e përbashkët, një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula tha se “Alfabeti i gjuhës shqipe ...
-
52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundi...
-
Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet ç...

































